Dizenjimi dhe zhvilimi i faqes së internetit
Duke patur një strategji marketingu direkte, qëllimi i website të Elektro Servis ishte që shërbimet e ofruara të binin menjëherë në sy të vizitorëve. Kjo është arsyeja që dizajni u fokusua kryesisht në imazhet e produkteve dhe markave për të cilët ata ofrojnë shërbim. Ne zhvilluam faqen në të dy versionet, desktop dhe mobile dhe ndërmorëm fushata SEO në mënyrë që të arrinte rezultate të larta në motorët e kërkimit. E veçanta e kësaj faqe është moduli i statusit të produktit në riparim, që i ofron klientëve mundësinë të përditësohen në çdo moment në lidhje me statusin e riparimit të produktit të tyre.
Dëshmi
Bashkëpunimi ynë me ABP ka qenë fantastik deri tani. Aftësitë e tyre menaxhuese bënë që projekti të shkonte shumë më mirë, krahasuar me kompani të tjera. Ata i përgjigjen të gjitha nevojave tona dhe vazhdimishtë bëjnë edhe me shumë nga ç’kërkohet. Komunikimi është shumë i mirë, dhe ne jemi mëse të kënaqur me cilësinë.
Ekipi i Elektro-Servis