Dizenjimi i Fushatës së Reklamimit
Puna nisi me rifreskimin e identitetit të Green Coast, logos dhe elementeve të tjera të identitetit të markës, duke e finalizuar këtë fazë me manualin e brandit. Më pas, ne punuam me stafin e marketingut të Green Coast, për të dizenjuar të gjitha imazhet për billiboards dhe city lights, banera për web, faqe revistash dhe material të tjera promocionale, që u përdorën për të prezantuar klientët me këtë destinacion të ri luksoz të verës.
Faqja e internetit dhe marketingu online
ABP dizenjoi dhe zhvilloi faqen e re të internetit të Green Coast, sipas trendeve më të fundit të website-ve, në të dy versionet, desktop dhe mobile. U ndërmorën fushata SEO, për ta renditur faqen në rezultatet më të larta të Google. Faqja e re u prezantua nëpërmjet një fushate email advertising, drejt adresave të emailit në të gjithë Shqipërinë, dhe një Neësletter iu dërgua një databaze të caktuar klientësh.
Dëshmi
Vlerësimet më të mira për skuadrën e shkëlqyer të ABP Company, me në krye Julin. Kemi gjetur tek ju djem dhe vajza energjikë, profesionalë, kreativë por mbi te gjitha korrektë dhe pozitivë. Jeni vërtetë suport për ne, kur dimë që në çdo kohë na përgjigjeni me profesionalizëm. Moto e punës është… “duam produktin më të mirë, në kohën më të shpejtë, me ofertën më të mirë” dhe këtë e kemi gjetur tek ju. Ndërtimi i faqes së web “Green Coast Luxury Resort” ka përmbushur të gjitha pritshmëritë tona dhe kemi pasur një feedback shumë pozitiv nga klientët prandaj ju besojmë dhe elementë të tjerë të punës tonë. Ne ndihemi mirë duke ditur që jeni krah nesh si bashkëpuntorëtë suksesshëm, për të na facilituar ne çdo kohë.
Ju jeni partnerët tanë të besueshëm….
Klodiana AJAZI
Departmenti i Shitjeve dhe Marketingut- Menaxhere e Shitjeve dhe Marketingut