Outsource
Outsorcing në Shqipëri ABP
Outsource
ne shqiperi

Outsource

ABP ofron shërbime outsource për kompani kombëtare dhe ndërkombëtare.
ABP ka një skuadër designerash shumë kreativë, programuesish të kulifikuar dhe profesionistësh teknikë që dorëzojnë në kohë projekte të suksseshme.
Pjesë e suksesit tonë nuk janë vetëm pjesëtarët e dedikuar të ekipit, që kanë qenë me ne që në 2010, por edhe numri gjithmonë në rritje i njerëzve që aspirojnë t'i bashkohen ABP. Për të zgjeruar ekipin tonë me anëtarë të rinj të talentuar, ne kemi përvetësuar një kulturë të re internshipi, duke ftuar studentët më të mirë të ICT nga universitete publike e private, për të punuar sëbashku. Ne besojmë se ky ambjent pune do të krijojë sinergji dhe do të na ndihmojë të shfrytëzojmë pikat e forta individuale në gjithë kapacitetin e tyre. Këtë vit, ABP ka firmosur kontrata me pesë universitete në Shqipëri, ndërkohë që është në proces trajnimi për trajnime masive të programimit, për të përgatitur grupe të mëdha programuesish për projekte të veçanta outsource.
Përse outsource në Shqipëri?
Teknike
  • Infrastrukturë teknike e shkëlqyer
  • Fuqi punëtore e aftë
  • Numër i madh universitetesh që ofrojnë degën e IT
  • Financiare
  • Kosto të ulëta operative
  • Taksa më të ulëta se shtetet e tjera Europiane
  • Pagat më të ulëta në rajon
  • Sociale
  • Shumë miqësorë
  • Popullsia më e re në Europë
  • Aftësi gjuhësore të shkëlqyera
  • Përqindje e lartë e popullsisë së shkolluar
  • Qasje e shkëlqyer
  • Prezencë e markave botërore
  • Politike
  • Anëtare e NATO
  • Qeveria po investon në shërbimet IT dhe po promovon IT si një fushë studimi frytdhënëse
  • Shërbimet tona Outsource
  • Rekrutim(përzgjedhje kandidatësh, projektim, intervista, vlerësime të performancës së punonjësve, trajnim i vazhdueshëm, dhe mundësi për përparim në karrierë)
  • Infrastrukturë dhe suport teknik (ëorkstations, lidhje internet të qëndrueshme, administrim sistemi, siguri e të dhënave, mjete komunikimi dhe bashkëpunimi)
  • Shërbime administrative dhe financiare (fatura mujore, formularë pjesmarrjeje, koordinim dhe suport i udhëtimeve të biznesit)
  • We are social
    Ne do të ju mbajmë të informuar për të gjitha projektet tona dhe zbulimet e fundit në web dhe botës sociale
    Lini një takim
    Na dërgoni kontaktet tuaja dhe ne do t’ju telefonojmë për të lënë një takim me ju.
    Na kontaktoni