Eksperiencë
Slider

Eksperiencë

Albanian Business Partner sh.p.k u themelua në vitin 2010 me fushë kryesore të aktivitetit dizenjimin dhe zhvillimin e faqeve te internetit, softëare, zgjidhjet IT, dhe shërbime konsulence.
Gjendet në Tiranë, Shqipëri. Edhe pse prej vetëm 8 vitesh në biznes, që tani ka një rol kyç në marketingun dixhital dhe atë të web-it. Partneri lokal i disa kopanive të mirënjohura europiane si ASTRAIA Softëare GMBH, Engineering Informatica S.p.A, etj.
Gjatë këtyre viteve kemi arritur të sigurojmë me sukses shërbime brenda territorit shqiptar dhe jo vetëm, duke i shërbyer si sector privat, ashtu edhe atij shtetëror në shëndetësi, edukim dhe shoqërinë civile.
Një nga arritjet tona më të mëdha është implementimi i i programit Astraia në dy Spitalet Universitare Obstetriko-Gjinekologjike të Tiranës, “KOCO GLIOZHENI” dhe “Mbreteresha Geraldine”, të pasuar nga 3 spiatale rajonale të qyteteve të mëdha dhe më tej klinika dhe spitale ë tjera në të gjithë Shqipërinë.
Një tjetër projekt i nivelit të lartë ka qenë implementimi i infrastrukturës së rrjetit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, i pasuar nga Sistemi i Menaxhimit të Edukimit. Një databazë e bazuar në web që menaxhon gjithë të dhënat e universitetit.
Kohët e fundit, si rezultat i përkushtimit tonë dhe kujdesit të veçantë për çdo projekt, jemi shpërblyer me një kontratë ekskluzive 2-vjeçare për menaxhimin e kanaleve të marketingut online të Balfin Group dhe të gjitha kompanive që janë pjesë e tij. Balfini është grupi financiar më i madh në Shqipëri dhe ne jemi shumë të lumtur që na kanë besuar për të dhënë ekspertizën tonë mbi të gjitha projektet e kërkuara.
Si pjesë e kërkesës së tregut dhe sidomos kërkesavë nga klientët tanë, ne e kemi zgjeruar gamën tonë të shërbimeve me subjekte plotësuese si Identiteti i Markës, komunikimi në mediat sociale, marketing dixhital, konsulenca e shumë të tjera.

Stafi ynë

Ne jemi një kompani lokale, një skuadër e përkushtuar talentesh të motivuar. Ne besojmë në vlerën e kulturës, dhe vendosim theksin në gjetjen e njerëzve të duhur për punën e duhur, atyre që punojnë me pasion dhe ide inovative.
Julian Demeti

Juli

CEO

Elisa Kokonozi

Elisa

Office Assistant

Gjergji Bullari

Gjergji

Graphic Designer

Olsi Jaze

Olsi

Web developer

Orieta Vashko

Orieta

Web developer

Fjora Hodo

Fjora

Web developer

Sorin Kurti

Sorin

IT Specialist

Anëtar i

AITA, ABP
ACN, ABP
Albanian Alliance for Apprenticeshipse ABP

Çertifikuar nga

TUV, ABP
Lini një takim
Na dërgoni kontaktet tuaja dhe ne do t’ju telefonojmë për të lënë një takim me ju.
Na kontaktoni
We are social
Ne do të ju mbajmë të informuar për të gjitha projektet tona dhe zbulimet e fundit në web dhe botës sociale